Ja kush i bashkohet Kosovës për miqësoren kundër Norvegjisë
Portieri i Llapit, Ilir Avdyli, është ftuar nga përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda.
Ai tashmë iu ka bashkuar ekipit kombëtar në grumbullimin për miqësoren e ardhshme kundër Norvegjisë.
Avdyli, i cili ka treguar paraqitje shumë të mira në kampionatin vendor, do të jetë pjesë e ekipit kombëtar për ndeshjen miqësore me Norvegjinë, që do të zhvillohet më 5 qershor.
Kjo ftesë vjen pasi që portieri Arijanet Muric është në dyshim për shkak të gjendjes shëndetësore.
(Kosova Sot Online)