Lexoni edhe:
Edhe Gjykata Supreme e konfirmon vendimin e Apelit për kthimin e Sekiraqës në paraburgim
Jose Mourinho do të rikthehet të punojë si trajner, transmeton "Kosova Sot Online".
Tekniku portugez raportohet se ka arritur një marrëveshje me gjigantin turk, Fenerbahce.
Është gazetari i njohur, Gianluca Di Marzio që raporton se Mourinho ka arritur marrëveshje dy vjeçare me Fenerbahcen.
Portugezi është i papunë qëkur u largua nga skuadra e Romës, të cilën e dërgoi në dy finale radhazi, atë të Ligës së Konferencës dhe atë të Ligës së Evropës.
(Kosova Sot Online )