Milan ka gati 100 milionë euro për katër lojtarë
“La Gazzetta dello Sport” raporton se buxheti i Milanit për merkaton e verës do të jetë 100 milionë euro, i cili do të përdoret për të nënshkruar të paktën me katër lojtarë.
Trajneri i ri i Milanit, Paulo Fonseca, do të ketë 100 milionë euro në dispozicion për të bërë nënshkrime të reja këtë verë, raporton “La Gazzetta dello Sport”.
Shuma natyrisht do të rritet nëse Milani shet ndonjë lojtar këtë verë. Milani thuhet se po interesohet për mbrojtësit e Brighton dhe Tottenham me 100 milionë euro në dispozicion.
“Gazzetta” raporton se kuqezinjtë duhet të nënshkruajnë me një qendërsulmues të ri për të zëvendësuar Olivier Giroud, plus një qendërmbrojtës, një mbrojtës të djathtë dhe një mesfushor mbrojtës. Joshua Zirkzee i Bologna-s është objektivi kryesor në sulm dhe ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro.
Për rolin e mesfushorit mbrojtës, prioritet është Youssouf Fofana i Monaco, i cili do të kushtonte rreth 25 milionë euro. E përditshmja italiane ka shtuar se Milani i ka vënë syrin ish-qendërmbrojtësit të Fiorentina-s, Igor, tani te Brighton. Braziliani u transferua në Angli për rreth 17 milionë euro verën e kaluar.
Emerson Royal i Tottenham është kandidati kryesor për rolin e mbrojtësit të djathtë, por kuqezinjtë nuk janë të gatshëm të arrijnë çmimin e kërkuar prej 30 milionë eurosh të Spurs dhe shpresojnë që çmimi i mbrojtësit të ulet gjatë verës.
(Kosova Sot Online)