Manchester City e Barcelona në garë për yllin e Bayern Munchenit

  • 01 June 2024 - 10:26
Manchester City e Barcelona në garë për yllin e Bayern Munchenit

Manchester City i është futur garës me Barcelonën për shërbimet e yllit gjerman të Bayern Munchenit, Joshua Kimmich.Sipas mediave në Gjermani e Angli, Manchester City po tentojnë të shfrytëzojnë momentet jo të mira të Bayernit dhe të Joshua Kimmich, i cili muajt e fundit edhe kishte probleme të brendshme me trajnerin, Tuchel, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mesfushori është duke u monitoruar edhe nga “Qytetarët” edhe nga katalunasit, me dy klubet që janë të gatshme të nënshkruajnë menjëherë me të.

Pep Guardiola ishte në krye të shtabit teknik të Bayernit, kur e transferoi Kimmichun nga Leipzigu, derisa është shumë i hapur të ribashkohet me mesfushorin gjerman.

Kimmich është duke hyrë në vitin e fundit në kontratën e tij, andaj Bayerni e sheh të nevojshme ta shesë këtë verë, në rast se ai nuk e rinovon kontratën.

Mesfushori i ka bërë me dije të gjithë klubeve të interesuara se një herë do të flasë me Bayernin, e pastaj do t’i shqyrtojë ofertat e tjera.

Pavarësisht se ardhmja e tij është ende e trubullt, Kimmich është i fokusuar te “EURO 2024”, duke e synuar titullin e kampionit para tifozëve vendas. 

(Kosova Sot Online )