Lexoni edhe:
Vushtrri: Përleshen fizikisht tre burra, përdoret edhe arma
Sot (e shtunë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja e barazhit për një vend në sezonin e ardhshëm 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në edicionin e fundit në futbollin e Kosovës, Ballkani u bë kampion dhe fitoi Kupën, ndërsa Llapi, Drita dhe Malisheva përfunduan në pozitat që i dërgojnë në Evropë.
Vushtrri: Përleshen fizikisht tre burra, përdoret edhe armaLexoni edhe:
Prishtina, Dukagjini dhe Gjilani shpëtuan, Liria dhe Fushë Kosova përfunduan në Ligën e Parë, ndërsa Feronikeli ’74 përfundoi në pozitën e barazhit. Nga Liga e Parë u inkuadruan direkt Ferizaj dhe Suhareka, ndërsa në ‘play-offi’-in e pozitave të dyta, Prishtina e Re mposhti Dinamon e Ferizajt.Pas fitores nga Dinamo, klubi nga periferia e Prishtinës do të kërkoj ngjitjen në Superligën e Kosovës pikërisht në ndeshjen me Feronikelin ’74. Kjo ndeshje është në orar për t’u zhvilluar sot, me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
(Kosova Sot Online )