
Lexoni edhe:
Eskalon lufta në Ukrainë, Rusia intensifikon sulmet kundër infrastrukturës energjetike
Armand Duka flet për finalen e Ligës së Kampionëve, s’e harron as Shqipërinë e “EURO 2024”
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë një intervistë për Sky Sport nga “Wembley”, aty ku do të shikojë nga afër finalen e Ligës së Kampionëve mes Dortmundit e Real Madridit.
Duka, i cili është edhe zëvendës president i UEFA-s, u tregua i rezervuar për ndeshjen e sotme, duke thënë se kjo është ndeshja më e mirë e sezonit.
“Ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë gjithmonë një përvojë shumë e mirë. Jam i sigurt se do të jetë një ndeshje shumë e mirë, ndoshta më e mira e sezonit, para fillimit të kampionatit evropian”, tha ai për Sky Sport, përcjellë.
Eskalon lufta në Ukrainë, Rusia intensifikon sulmet kundër infrastrukturës energjetike Lexoni edhe:
Tutje, Duka nuk e la anash as “EURO 2024” dhe ndeshjet e Shqipërisë në këtë turne.
Ai tha se takimi me Italinë do të jetë ndeshja e jetës për kombëtaren shqiptare dhe çdokë të përfshirë aty.
“Ndeshja më e rëndësishme në jetët tona do të luhet në Dortmund. Marrëdheniet tona me Italinë janë të veçanta, pasi shumë shqiptarë jetojnë në Itali. Në Genoa, disa vitë më parë në një ndeshje miqësore, tifozët tanë kënduan edhe himnin e Italisë. Shpresoj të ndodh kështu edhe në Dortmund”, shtoi ai.
Duka vazhdoi duke thënë se pret shumë tifozë “kuqezi” në Dortmund.
“Në ‘Signal Iduna Park’ presim një muri të kuq. Mendoj se më shumë se gjysma e stadiumit do të jetë me Shqipërinë. Është ndeshja me më së shumti kërkesa për biletë, pas asaj Gjermani – Zvicër” , tha Duka.
Presidenti i FSHF-së komentoi edhe ekipet e kombëtareve në këtë grup, duke mos i nënvlerësuar asnjë.
“I dijmë forcat e çdo kundërshtari, nuk do të jetë lehtë. Por, edhe ne kemi një ekip shumë të mirë, kemi bërë mirë në kualifikime, dhe shpresoj që lojtarët i përdorin këto ndeshje për të shfaqur potencialin e tyre të plotë”, përfundoi Duka. Shqipëria e nis aventurën në “EURO 2024” më 15 qershor në takimin ndaj Italisë, gjersa pjesë e grupit janë edhe Spanja e Kroacia.
(Kosova Sot Online )