Lexoni edhe:
Sot ditë e madhe kombëtares së Shqipërisë, ndeshja e parë miqësore e muajit qershor.
Kombëtarja e Kosovës ka ushtruar në ditët e fundit nën urdhrat e selektorit Franco Foda për t’u bërë gati për miqësoren me Norvegjinë, e cila do të luhet të mërkurën, transmeton "Kosova sot Online".
Selektori Foda ka vazhduar ta prezantojë filozofinë e lojës të cilën synon ta aplikojë në ndeshjet e ardhshme, ndërsa edhe lojtarët po mundohen t’i shfaqin vlerat e tyre përpara trajnerit të ri.
Sot ditë e madhe kombëtares së Shqipërisë, ndeshja e parë miqësore e muajit qershor.Lexoni edhe:
Dardanët do ta zhvillojnë sot stërvitjen e fundit në Kosovë, ndërsa më pas do ta marrin rrugën drejt Oslos, njofton Federata e Futbollit të Kosovës. Atje, me 5 qershor Vedat Muriqi me shokë do të përballen me Norvegjinë vendëse, ku i pret Erling Haalandi me shokë. Trajneri Foda e ka parë të nevojshme zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore në këtë muaj, por një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur. Sidoqoftë, ai ka thënë se ky do të jetë testi i fundit për futbollistët para fillimit të Ligës së Kombeve në shtator.
(Kosova Sot Online )