
Lexoni edhe:
Klubi po mendon ta nxjerr në shitjej, Ansu Fati ka të tjera plane me Barcelonën
Atalanta dhe Kombëtarja e Italisë kanë marrë një lajm të rëndë të hënën në mesditë, pasi Giorgio Scalvini ka pësuar një lëndim të rëndë.
Kësisoj pas Francesco Acerbit që u largua nga kampi italian, edhe Scalvini ka humbur sezonin, transmeton "Kosova Sot Online ".
Futbollisti ka pësuar një këputje të ligamentit të gjurit dhe ndonëse pritet ende t’i nënshtrohet rezonancës magnetike, tashmë është e sigurt mungesa e tij në Gjermani.Nëse konfirmohet dëmtimi i rëndë, atëherë Scalvini do të duhet t’i nënshtrohet operacionit dhe të qëndrojë larg fushave deri në fillim të vitit të ardhshëm.
Por edhe nëse më e keqja është shmangur, mbrojtësi nuk do të mund të udhëtojë drejt Gjermanisë. Mediat italiane bëjnë me dije se Spalletti pritet të thërrasë mbrojtësin e Juventusit, Gatti për t’u bashkuar në grumbullim, pasi ka humbur tashmë dy qendërmbrojtës me mjaft peshë.
Klubi po mendon ta nxjerr në shitjej, Ansu Fati ka të tjera plane me BarcelonënLexoni edhe:
Scalvini u dëmtua në ndeshjen mes Atalantës dhe Fiorentinës, e fundit e sezonit 2023-2024 në Serinë A dhe u largua me ndihmën e stafit mjekësor.
Ky lëndim komplikon edhe të ardhmen e tij, pasi shumë klube kishin kërkuar informacion te Atalanta për blerjen e kartonit të Scalvinit.
(Kosova Sot Online )