Shqipëria në epërsi minimale pas pjesës së parë

  • A.P /
  • 03 June 2024 - 20:50
Shqipëria në epërsi minimale pas pjesës së parë

Kombëtarja e Shqipërisë po zhvillon ndeshjen e saj të parë miqësore pak para fillimit të “EURO 2024”.

“Kuqezinjtë” sonte po përballen me Lihtenshtajnin, të cilin po e mposhtin 1-0 pas pjesës së parë.

Golin për kombëtaren shqiptare e shënoi Armando Broja në minutën e 31-të të ndeshjes, pas një hutië në mbrojtjen e kundërshtarit.

Kjo është ndeshja e parë miqësore, pasi Shqipëria do të luajë edhe një takim tjetër miqësor me Azerbajxhanin, para se t’ia nisë aventurës në Gjermani.

(Kosova Sot Online)