Lexoni edhe:
Dita më vdekjeprurëse e Putinit, mbi 1,200 trupa ruse të vdekur në vetëm 24 orë
Juventus dhe Massimiliano Allegri kanë arritur zyrtarisht një marrëveshje të përbashkët për ndërprerjen e kontratës së teknikut italian, ka konfirmuar klubi përmes një deklarate, transmeton "Kosova Sot Online"..
Allegri u shkarkua më 17 maj, pak më shumë se një ditë pas fitores me rezultat 1-0 ndaj Atalantës në finalen e Coppa Italia.
Megjithëse “Zonja e Vjetër” e fitoi ndeshjen, drejtorët e klubit mendonin se Allegri nuk kishte vepruar në përputhje me vlerat thelbësore të Juventusit.
Dita më vdekjeprurëse e Putinit, mbi 1,200 trupa ruse të vdekur në vetëm 24 orëLexoni edhe:
Kishte gjithashtu pretendime se ai bëri kërcënime serioze ndaj Guido Vaciago, redaktorit të gazetës me bazë në Torino, Tuttosport, në tunelin e ‘Stadio Olimpico’.
Juventus mendonte se kishte arsye të fortë për ta shkarkuar, ndërsa trajneri thuhet se ishte përgatitur të çonte ish-punëdhënësit e tij në gjykatë për natyrën e shkarkimit të tij.
Megjithatë, të dyja palët tani kanë arritur në një marrëveshje të ndërsjellë për ndërprerjen e kontratës së Allegrit, siç konfirmohet në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit .
(Kosova Sot Online )