Rikthehet Munishi, bëhet trajner i ri i Dukagjinit

  • E /
  • 04 June 2024 - 10:47
Rikthehet Munishi, bëhet trajner i ri i Dukagjinit

Ismet Munishi është bërë me klub të ri.

Trajneri i njohur kosovar e ka marrë në dorë klubin e futbollit Dukagjini.

Lajmin  e ka konfirmuar vetë Munishi, i cili njëherësh është analist i emisionit sportiv “Favorit” në T7.

Munishi në Dukagjin do ta pasojë Armend Dallkun, i cili pak ditë më parë njoftoi për ndarjen me klubin nga Klina.

Munishi së fundmi ishte trajner i Ferizajt, ndërsa tash do ta rikthejë entuziazmin në Superligë, derisa “Hithat” mezi e presin atë në Klinë. 

(Kosova Sot Online)