Zbulohet numri i fanellës që pritet ta mbajë Mbappe te Reali

  • 04 June 2024 - 13:01
Zbulohet numri i fanellës që pritet ta mbajë Mbappe te Reali

Është zbuluar numri i fanellës që pritet ta mbajë Kylian Mbappe tek Real Madridi. Sipas mediave spanjolle, ylli francez, por as kampi i tij, as që e kanë diskutuar apo kërkuar nga “Los Blancos” numrin 10 në fanellë për sezonin e ardhshëm, transmeton "Kosova Sot Online".

Futbollisti i deritashëm i Paris Saint-Germainit e respekton tej mase legjendën Luka Modric, i cili pritet të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” edhe për një vit.

Kjo nënkupton se Modric do të vazhdojë ta vesh fanellën me numrin 10, ndërsa Mbappe planifikon ta marrë numrin 9 për sezonin 2024/25.

Prezantimi i ish-futbollistit të Monacos do të bëhet në muajin korrik.

Kylian duhet të presë për numrin 10 siç kishte bërë Cristiano Ronaldo vite më parë me numrin 7, të cilin e mbante një tjetër legjendë, Raul Gonzalez.

(Kosova Sot Online )