De Bruyne e lë të hapur mundësinë që të përfundojë në Arabi

  • A.P /
  • 04 June 2024 - 15:39
De Bruyne e lë të hapur mundësinë që të përfundojë në Arabi

Kevin de Bruyne ka befasuar me përgjigjen e tij rreth mundësisë që të përfundojë në Arabinë Saudite.

Njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë në vitet e fundit fitoi gjithçka të mundshme me Manchester Cityn dhe tash, derisa po shkon kah fundi i karrierës, por mendon që ato vite t’i kalojë në një ligë me më pak presion dhe më pak të fortë.

“Propozimet nga Arabia Saudite? Pra… në moshën time, duhet të jesh i hapur për gjithçka”, deklaroi mesfushori belg për “hlnsport”, përcjell “Gazeta Express”.

“Ju po fliasni për një shumë të jashtëzakonshme parash në fazën time të fundit të karrierës, duhet të mendoj për këtë.”

“Nëse luaj atje për dy vjet, do të mundë ta fitoj një shumë të konsiderueshme parash. Para kësaj, më duhej të luaja për 15 vjet dhe ndoshta nuk do ta arrija atë shifër të parave.”

“Për gruan time, aventura ekzotike është OK. Më duhet të mendoj për të ardhmen time, ne jemi duke e diskutuar me familjen këtë.”

“E kam edhe një vit kontratë me Manchester Cityn, kështu që do të jetë koha e duhur të mendoj për këtë punë dhe të vendos për të ardhmen time.” 


(Kosova Sot Online)