Ylli i Manchester United ndihet i nënvlerësuar
Ylli i Manchester United, Bruno Fernandes, po ndihet i nënvlerësuar në “Old Trafford”, sipas një raportimi të ri.
Përkundër faktit që fituan FA Cup muajin e kaluar, United pati një sezon zhgënjyes shkaku i formës së dobët, lëndimeve dhe problemeve të tjera jashtë fushës.
Trajneri Erik Ten Hag dhe shumica e stafit janë ende të pasigurt sa i përket të ardhmes së tyre teksa po i afrohemi afatit kalimtar veror.
“The Guardian” ka raportuar se kapiteni i klubit Fernandes, ndihet i nënvlerësuar dhe dëshiron që të jetë në mesin e lojtarëve me pagën më të lartë
(Kosova Sot Online)