Milan synon ta përforcojë mbrojtjen

  • A.P /
  • 04 June 2024 - 21:21
Milan synon ta përforcojë mbrojtjen

Milani po vazhdon të lidhet me lojtarë që luajnë në Premier League.

Pas Emerson Royal të Tottenhamit, ata raportohet se kanë shfaqur interesim edhe për Matty Cash të Aston Villës dhe Harry Maguire të Manchester United.

“Rossonerët” janë në një proces të rinovimit të ekipit pas largimit të trajnerit Stefano Pioli, pasi pronarët “RedBird” duan ta bëjnë klubin më ndërkombëtar.

Hapi i parë në këtë drejtim është emërimi i Paulo Fonsecas në stol, por ata gjithashtu kanë për synim që të transferojnë lojtarë nga Premier League.

Interesimi i tyre për Emerson Royal nuk është një sekret, anipse çmimi i kërkuar prej 25 milionë eurosh po konsiderohet si një pengesë për mbrojtësin e djathtë të Tottenhamit.

Si një alternativë, sipas “Sky Sport Italia”, do të ishte Matty Cash, anipse edhe transferimi i tij do t’i kushtonte shumë gjigantit italian.

Në ndërkohë, sipas “Milan Press”, drejtuesit e Manchester United i kanë ofruar Milanit shërbimet e Maguire, pasi kontrata e tij pritet të skadojë në qershor të 2025 dhe duan ta largojnë nga ekipi.

Mbetet të shihet nëse Milani do të interesohet për shërbimet e reprezentuesit anglez, veçanërisht pasi në ekip tashmë e kanë Fikayo Tomorin.

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, shpeshherë i ka dhënë më shumë përparësi Maguires sesa Tomorit, varësisht nga forma aktuale e tyre

(Kosova Sot Online)