Sancho nuk e dëshiron largimin nga Borussia Dortmund

  • A.P /
  • 04 June 2024 - 22:30
Sancho nuk e dëshiron largimin nga Borussia Dortmund

Pavarësisht zhgënjimit të fortë në finalen e Champions League të humbur në “Ëembley” ndaj Real Madrid-it, sulmuesi i kombëtares angleze Jadon Sancho tashmë ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij dhe ku dëshiron ta vazhdojë karrierën.

I huazuar te Borussia Dortmund gjatë merkatos së janarit nga Manchester United, sulmuesi 24-vjeçar gjeti formën e tij më të mirë te “verdhezinjtë”.

Në këtë situatë, Sancho shpreson që Borussia Dortmund të arrijë marrëveshje me Manchester United për transferimin e tij të përhershëm te “verdhezinjtë” gjermanë, me të cilët po kalon një moment shumë të mirë

Sancho në këto gjashtë muaj te Dortmundi ka arritur të shënojë dy gola dhe ka dhuruar 3 asistime.

(Kosova Sot Online)