Manchester City kthen sytë kah ylli i Newcastle

  • 05 June 2024 - 08:06
Manchester City kthen sytë kah ylli i Newcastle

Manchester City është duke përgatitur një transferim prej 100 milionë funtesh këtë verë, transmeton "Kosova Sot Online ).

Djelmoshat e Pep Guardiolas arritën të triumfojnë në Premier League për herë të katërt radhazi, derisa kanë fituar gjashtë nga shtatë sezonet e fundit trofeun e elitës së futbollit anglez.

Por pavarësisht gjithë këtyre sukseseve, klubi po mendon të shtojë edhe një yll në skuadër këtë muaj.

Sipas ekspertit të transferimeve, Ben Jacobs, City është destinacioni për Bruno Guimaraes, në rast se ky i fundit largohet nga Newcastle gjatë kësaj vere, përcjellë “Gazeta Express”.  

Kampioni aktual i Premier League është i vetmi klub që po mendon të paguajë klauzolën e lirimit të brazilianit, që kap shifrën e 100 milionë funteve.

Jacobs shtoi se City tashmë veçse ka nisur kontaktet e para me kampin e lojtarit, derisa edhe Arsenali është i interesuar për shërbimet e tij, mirëpo nuk dëshiron të ofrojë një shumë aq të majme.

26-vjeçari është pjesë e Newcastle që nga viti 2022, kur në janar u transferua nga Lyoni për shumën e 42 milionë eurove.

(Kosova Sot Online )