Lexoni edhe:
Legjenda e Real Madridit shpërblehet me pozitë të rëndësishme tek klubi Al Nassr
Manchester City thuhet se po planifikon të shpenzojë 100 milionë euro për një transferim të madh gjatë këtij afati kalimtar të verës, transmeton "Kosova Sot Online".
Të besuarit e Pep Guardiolës fituan muajin e kaluar trofeun e Ligës Premier për herë të katërt radhazi.
Legjenda e Real Madridit shpërblehet me pozitë të rëndësishme tek klubi Al NassrLexoni edhe:
Përkundër monopolit të tyre në Ligën Premier, klubi nga Etihad duket i etur që të shtojë në radhët e saj një tjetër yll këtë verë. Sipas gazetarit të njohur Ben Jacobs, City mbetet destinacioni më i mundshëm për Bruno Guimaraes, në rast se braziliani largohet nga Newcastle United këtë verë. Kampioni i Anglisë momentalisht thuhet se po e diskuton mundësinë e aktivizimit të klauzolës së Guimaraes në vlerë prej 100 milionë eurosh. Lexo po ashtuCaktohet seanca dëgjimore për 115 "shkeljet" e Man Cityt - pasojat mund të jenë të rënda. Jacobs shton se City tashmë ka kontaktuar me agjentët e Guimaraes, ndërsa Arsenalit thuhet se po pret që çmimi i reprezentuesit brazilian të zbresë. Për më shumë, përkundër interesimit të madh nga Paris Saint-Germaini ata duket se nuk janë të vendosur për të nënshkruar me lojtarin këtë verë, ndërsa edhe Al Hilali e ka diskutuar mundësinë e aktivizimit të klauzolës së tij. Guimaraes thuhet se është i lumtur tek Newcastle dhe nuk do të kërkojë largimin këtë verë, ndërsa besohet se nuk dëshiron që të transferohet në Arabinë Saudite.
(Kosova Sot Online )