
Lexoni edhe:
Ja cili është gjiganti tjetër italian që poi rivalizon me Napolin për Lukakun
Juventus së shpejti do të njoftojë nënshkrimin e portierit Michele Di Gregorio për ta forcuar portën për sezonin e ri. Di Gregorio vjen nga Monza dhe Juventusi duhet t’i paguajë rreth 20 milionë euro për t’i fituar shërbimet e portierit italian që ka pasur një sezon fantastik në Serie A, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ja cili është gjiganti tjetër italian që poi rivalizon me Napolin për LukakunLexoni edhe:
Ky është një portier që ishte ndër më të mirët në Serie A, duke mbajtur në 14 ndeshje portën e paprekur dhe ka pranuar gjithsej 35 gola në 33 ndeshje sa ka qëndruar në fushë.
Legjenda e Real Madridit shpërblehet me pozitë të rëndësishme tek klubi Al NassrLexoni edhe:
Në fund të sezonit, Seria A e shpalli portierin më të mirë të kampionatit, por kjo nuk i solli ftesën e trajnerit Luciano Spalletti për Kampionatin Evropian.
Në Juventus ai do të luftojë për pozitën e titullarit me veteranin polak Wojciech Szczesny dhe Mattia Perina.
Juventus dhe Monza ende duhet të bien dakord për formulën e transferimit. Ekziston mundësia që Juventusi ta huazojë me një blerje të detyrueshme.
Lexo po ashtuYlli i Juventusit refuzon largimin pavarësisht se klubi ka gjetur zëvendësuesin e tij
Di Gregorio është një portier i rritur në Akademinë e Interit, derisa më parë luajti edhe për Renate, Novara dhe Perdenone.
(Kosova Sot Online )