Conte emërohet trajner i Napolit
Antonio Conte është emëruar trajner i ri i Napolit.
Trajneri italian ka zbarkuar mbrëmë në Romë dhe sot e nënshkroi kontratën me klubin napolitan në sytë e presidentit të klubit, Aurelio De Laurentiis.
Ish-trajneri i Juventusit, Interit, Chelseat e Tottenhamit nënshkroi kontratë trevjeçare me klubin napolitan, deri në verën e vitit 2027.
Në kontratën e tij nuk është përfshirë ndonjë klauzolë e përfundimit të saj, klauzolë të largimit apo të ngjashme, përkundër raportimeve të kohëve të fundit.
Rroga e Contes do të jetë një rekord e ndarë nga Napoli ndonjëherë për një trajner.
Amir Rrahmani me shokë do të mundohen që me Conten t’i përsërisin sukseset e vitit 2023, kur ishin shpallur kampion të Italisë dhe kishin shkuar deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
A new chapter in the club's history begins today.
— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) June 5, 2024
Welcome, Antonio Conte! 💙
Find out more 👉 https://t.co/NoMNX3rlZb
#ConTe #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/nYzFurFnNJ
(Kosova Sot Online)