
Getafe interesohet për të huazuar talentin e Real Madridit

Getafe po tenton të përforcohet për sezonin e ardhshëm, duke llogaritur që më nuk mund të llogaritë në Mason Greenwood, të cilit i ka përfunduar huazimi 1-vjeçar.
Mirëpo, Getafe ka kthyer sytë kah talenti i Real Madridit, Arda Guler.
Greenwood, i cili u votua si lojtari më i mirë i Getafes për sezonin e kaluar, shënonte 10 gola dhe dhuronte 6 asistime në të gjitha garat me fanellën e kaltër të klubit madrilen.
“Djajtë e Kuq” i kanë vendosur një çmim mes 40 deri 50 milionë euro, një shumë e madhe për një klub si Getafe
Presidenti i Getafes, Angel Torres i ka komunikuar Real Madridit dëshirën e tij për talentin Arda Guler, duke i thënë se do ta ndërtojë ekipin rreth tij.
Guler ka tërhequr shumë interesim nga klubet e La Ligas dhe jo vetëm.
Në Spanjë e duan te Real Sociedadi, Sevilla, Mallorca dhe Las Palmas, derisa në Evropë janë klubet si Leipzig, Milan e Fenerbahçe që duan shërbimet e tij në formë huazimi.
Mirëpo interesimi i tyre mbaron këtu, pasi dëshira e 19-vjeçarit është të qëndrojë në Real Madrid, dhe të luftojë për më shumë minuta, të cilat ia ka premtuar edhe vetë Carlo Ancelotti.
(Kosova Sot Online)