Norvegjia e nis ndeshjen me dy yjet kryesorë
Norvegjia do të jetë nikoqire e Kosovës për ndeshjen miqësore, e cila nis pas më pak se një ore.
Në formacionin startues të kombëtares norvegjeze janë edhe dyshja e rrezikshme nga Premier League, Erling Haaland dhe Martin Odegaard.
Pjesë e 11-shës së parë është edhe bashkëlojtari i Haalandit te City, Oscar Bobb, shkruan “Gazeta Express”.
Formacioni i plotë i Norvegjisë:
Nyland; Ostigard, Ajer, Olsen, Wolfe; Berge, Larsen, Odegaard; Bobb, Thorstvedt, Haaland.
Ashtu si Kosova, edhe Norvegjia nuk arriti të kualifikohet në kampionatin evropian që mbahet këtë verë në Gjermani.
(Kosova Sot Online)