
Haaland ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Kosovës

Erling Haaland ka shënuar edhe golin e tretë në takimin miqësor ndaj Kosovës.
Sulmuesi shtatlartë arriti të bëj tregolësh, pas një hutie në mbrojtjen kosovare.
Së pari, Haaland shënoi në minutën e 14-të, pastaj në të 68-tën, dhe tashmë golin e gjeti edhe në minutën e 75-të.
Kosova, në anën tjetër, nuk është se pati ndonjë rast të mirë shënimi, përveç disa gjysmërasteve.
(Kosova Sot Online)