Manchester United në garë me Real Madridin për mbrojtësin francez

  • 06 June 2024 - 08:51
Manchester United në garë me Real Madridin për  mbrojtësin francez

Real Madrid është lidhur goxha shpesh rreth një transferimi të mundshëm të mbrojtësit të talentuar, Leny Yoro, që për momentin luan te Lille, transmeton "Kosova Sot Online ".

18-vjeçari është i hapur të largohet këtë verë nga klubi francez, me Manchester United që tashmë i është bashkuar garës.Fillimisht, në ‘luftë’ me Realin ishte PSG-ja, mirëpo oferta e tij u refuzua menjëherë.

Lille po kërkon 60 milionë euro për shërbimet e tij, me Yoron që ka vetëm një vit në kontratë.

Real Madridi i ka bërë me dije se nuk do të ofrojë më shumë se 40 milionë euro, madje duke i përfshirë këtu edhe bonuset.

Sipas “Marca”, Manchester United ka shprehur gatishmëri t’i plotësojë kushtet e Lille për një transferim, mirëpo dëshira e lojtarit është të luajë për klubin mbretëror nga Madridi.

Klubi madrilen i ka bërë me dije lojtarit që të luajë në Madrid duhet të refuzojë oferta më të mira, që vijnë në drejtim të tij.

Real Madrid së fundmi kanë zyrtarizuar transferimin e Kylian Mbappes, gjersa janë në rrugë të mirë të sigurojnë edhe shërbimet e Alphonso Davies nga Bayern Munchen.

(Kosova Sot Online )