![](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/06/200x200_GOAL_-_Blank_WEB_-_Facebook_-_2024-01-17T143817.585-600x360_11717656868.webp)
Lexoni edhe:
Manchester United në garë me Real Madridin për mbrojtësin francez
Pas Uran Bislimit e Albian Hajdarit, që u lanë jashtë listës së “EURO 2024” nga Zvicra, edhe një shqiptar tjetër nuk do të jetë pjesë e këtij kampionati, transmeton "Kosova Sot Online ".
Bëhet fjalë për Brajan Grudën, talentin e Mainzit, i cili ishte pjesë e listës preliminare të Gjermanisë për kampionatin evropian të sivjetëm.
Për dallim nga dyshja e Zvicrës, Gruda ka pësuar lëndim, dhe kështu është dëtyruar të lë kampin stërvitor të kombëtares gjermane.
Manchester United në garë me Real Madridin për mbrojtësin francezLexoni edhe:
Gruda shihej si potencial për t’u përfshirë në ekipin e Gjermanisë për “Euro 2024”, por lëndimi ka bërë që ai të largohet para kohe nga kampi gjerman.
19-vjeçari në 28 ndeshje në Bundesligë ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë, ndërsa me Mainzin ka kontratë deri në vitin 2026.
Kartoni i Grudës vlerësohet rreth 20 milionë euro, ndërsa Bayern Munich ka shprehur interesim për shërbimet e tij.
(Kosova Sot Online )