Lexoni edhe:
Gruda i lënduar ‘diskualifikohet’ nga “EURO 2024”
Albion Rrahmani është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane falë paraqitjeve fantastike që i shfaqi në këtë edicion në Rumani, transmeton "Kosova Sot Online ".
Interesim për futbollistin kosovar ka edhe nga Britania e Madhe, respektivisht nga Skocia. Gjiganti i këtij vendi, Glasgow Rangers thuhet se është duke e përgatitur terrenin në tentim për ta transferuar përfaqësuesin kosovar, shkroi “onefootball”.
Gruda i lënduar ‘diskualifikohet’ nga “EURO 2024”Lexoni edhe:
Drejtori i futbollit i Rangers, Nils Koppen e ka ndërmend të takohet me KT Management, të cilët e përfaqësojnë futbollistin e Rapid Bukureshtit. Sipas të gjitha gjasave, 23 vjeçari do të shitet nga klubi rumun gjatë verës që vjen dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Skoci, me klubin e njohur që mund të bëjë ofertë të kënaqshme për rumunët. Natyrisht, Glasgow Rangers nuk është ekipi i vetëm që ka shfaqur interesim për ish-sulmuesin e Malishevës dhe të Ballkanit. Sot, mediat rumune raportojnë se futbollistit kosovar, i cili u paraqit mbrëmë në ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë, ka shfaqur edhe klubi çek, Slavia Praga, e cila i ofron 3 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Rrahmanin e duan edhe disa klube të njohura evropiane përfshirë këtu Aston Villën, Napolin, Benficën, Dinamo Zagrebin, Ludogoretsin e Ferencvarosin.
Rrahmani i ka realizuar 19 gola në sezonin 2023/24, përfshirë këtu 13 në Superligë rumune, katër në fazën e Play-offit të kësaj lige dhe dy në fazën eliminatore të Ligës së Konferencës, ndërsa i kishte edhe pesë asistime në total.
(Kosova Sot Online )