Leonardo Bonucci i lumtur pas vendimit për pensionim

  • 07 June 2024 - 07:53
Leonardo Bonucci i lumtur pas vendimit për pensionim

Leonardo Bonucci siguron se është ‘në paqe’ pasi njoftoi pensionimin e tij dhe ka besim se ‘futbolli do të më japë më shumë në të ardhmen’.,transmeton "Kosova Sot Online "

Mbrojtësi vendosi të varë këpucët këtë verë pas eksperiencave në Juventus, Milan, Union Berlin dhe Fenerbahce.

“Jam i lumtur me atë që kam përjetuar, ka ardhur momenti i duhur për të thënë mjaft dhe jam në paqe me veten time”, tha Bonucci për Sky Sport Italia.

“Në çdo rast, futbolli do të më japë më shumë në të ardhmen. Tani për tani, dua të gjej kohë për të shijuar kohën me familjen time, pasi më duhet të kompensoj gjithë ato vite të kaluara në fusha anembanë Evropës.”

Veterani kishte shpresuar të zgjaste karrierën e tij deri në arritjen e paraqitjes për Italinë në EURO 2024, por nuk luajti mjaftueshëm për të garantuar një vend në skuadër.

(Kosova Sot Online )