Romelo Lukaku e zbulon emrin e trajnerit më të mirë që ka pasur në karrierë

  • 07 June 2024 - 09:32
Romelo Lukaku e zbulon emrin e trajnerit më të mirë që ka pasur në karrierë

Romelu Lukaku ka zbuluar se Antonio Conte është trajneri më i mirë që ka pasur gjatë karrierës së tij. 

Conte e ndihmoi sulmuesin në formën më të mirë fizike të karrierës së tij gjatë qëndrimit të parë të belgut në Inter, transmeton "Kosova Sot Online ".

Lukaku shënoi 24 gola dhe dhuroi 11 asistime për të ndihmuar Interin drejt titullit të Serie A në vitin 2021, përpara se të largohej te Chelsea me një transferim prej 97.5 milionë funte.

Periudha e tij katastrofike në “Stamford Bridge” mund të marrë fund këtë verë, me trajnerin e ri të Napolit, Conte, që thuhet se po ndjek një lëvizje për Lukakun.

Lukaku në një intervistë për TV belg, sipas Gazzetta dello Sport, zbuloi se Conte ishte trajneri më i mirë që ka pasur ndonjëherë. 

Thuhet se në pyetjen që është bërë, Lukaku është përgjigjur me emrin e italianit pa hezitim. 

31-vjeçari është trajnuar edhe nga lojtarë si Jose Mourinho, Thomas Tuchel, Ole Gunnar Solskjaer, Roberto Martinez dhe Simone Inzaghi gjatë karrierës së tij. 

(Kosova Sot Online )