Publikohen formacionet zyrtare Shqipëri – Azerbajxhan
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë miqësoren e dytë dhe të fundit para nisjes së “EURO 2024” në Gjermani.
“Kuqezinjtë” kthehen në aksion pas fitores prej 3-0 ndaj Lihtenshtajnit të hënën mbrëma.
Kombëtarja shqiptare do të luajë sonte me Azerbajxhanin, me takimin që nis nga ora 19:00.
Para pak minutash janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes.
Sylvinho ka bërë pesë ndryshime nga formacioni i takimit të kaluar.
Në portë, në vend të Etrit Berishës do të jetë Thomas Strakosha.
Hysaj do të jetë në vend të Balliut, teksa në mbrojtje edhe Gjimshiti do të luajë në vend të Ismajlit.
Në mesfushë, Gjasula do të zëvendësohet nga Ramadani, teksa në vend të Arbër Hoxhës, selektori brazilian ka vendosur për Seferin.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, Broja, Seferi.
Azerbajxhani: Mahammadaliyev; Mammadov, Husenyov, Mustafazade, Jafarguliyev, Mkhmudov, Diniyev, Isaev; Bayramov, Emreli, Sheydaev.
(Kosova Sot Online)