
Lexoni edhe:
Dëshmitari rrëfen skenat e tmerrshme për krime lufte se si ushtarët dhe policët serbë para syve të tij ia kishin vrarë familjarët
Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho foli pas fitores 3-1 kundër Azerbajxhanit, në miqësoren e fundit përpara fillimit të Euro 2024, transmeton "Kosova Sot Online ".
“Sa i përket kësaj periudhe, unë jam i kënaqur. Jemi në fazë përgatitjesh. Kanë ardhur lojtarë me 50 ndeshje, të tjerë me 2 ndeshje. Por edhe lojtarë të dëmtuar. Të gjithë kanë bërë shumë mirë, rezultati nuk ka rëndësi”, tha ai fillimisht.
“Strategjia e lojës? Kjo periudhë nga tani e tutje do i dedikohet strategjisë së ndeshjes me Italinë. Deri tani kishte rëndësi puna dhe menaxhimi i lojtarëve, gjithashtu forma e tyre”, shtoi ai.
Trajneri brazilian nuk deshi të ‘zbulojë’ formacionin startues të ndeshjes ndaj Italisë.
“Formacioni titullar me Italinë? Nuk e di… Na presin 7 ditë shumë të rëndësishme për t’u stërvitur e punuar. Nuk mund të them nëse do e nisim me formacionin e sotëm ndaj Italisë, apo me një formacion tjetër”, vazhdoi selektori nga Brazili.
Ai foli edhe për lojtarët me më së paku minuta, që janë Broja e Asani.
“Broja-Asani? T’i propozojmë presidentit të bëjmë një darkë me ish-lojtarët e Kombëtares. Broja dhe Asani vijnë me pak ndeshje. Asani nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare nga janari deri tani. Ka rëndësi për të të luajë dhe të kapë ritmin. Ai është stërvitur mirë, por nuk luan prej janarit, hiq miqësoret e marsit. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. E zëvendësova sepse donim të provonim diçka tjetër”, përfundoi Sylvinho.
(Kosova Sot Online )