Italia me fitore minimalie ndaj Bosnjës

  • 10 June 2024 - 07:59
Italia me fitore  minimalie  ndaj Bosnjës

Italia mori një fitore të ngushtë 1-0 kundër Bosnje dhe Hercegovinës në ndeshjen e tyre të fundit para fillimit të Euro 2024, transmeton "Kosova sot Online ".

Davide Fratesi shënoi golin e vetëm në minutën e 38-të, kur mori pasimin e Federico Chiesa.

Italia ishte skuadra më aktive, bëri më shumë goditje, por nuk arriti të shënonte më shumë gola.

Në pushimin mes dy pjesëve, ovacionet e turmës në Empoli ishin për kombëtaren e Italisë U-17, që disa ditë më parë doli kampion i Europës. Ata bënë një xhiro nderi me trofeun.

Asgjë interesante nuk ndodhi deri në fund të ndeshjes dhe Italia fitoi ngushtë.

(Kosova Sot Online )