
Lexoni edhe:
Manchester United ia cakton çmimin Jadon Sanchos
Ngjarja kryesore e kësaj vere është vetëm disa ditë larg – katër, për të qenë të saktë. Euro 2024 nis të premten e kësaj jave, më 14 qershor, transmeton "Kosova Sot Online".
Kush është lojtari më i vjetër që shkon në turne, mund të pyesni veten?
Manchester United ia cakton çmimin Jadon SanchosLexoni edhe:
Nëse supozoni se është 38-vjeç-9-muaj-e-6-ditësh- Luka Modric, e keni gabim. Mesfushori i Real Madridit është vetëm i treti në listën e veteranëve që do të luajnë në Gjermani. Megjithatë, janë legjendat e Los Blancos që dominojnë në podium, me vendin e dytë që do të jetë Cristiano Ronaldo, i cili do të jetë 39 vjeç, 4 muaj dhe 13 ditë kur të nisë rrugëtimi i Portugalisë në Euro.
Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, zë vendin e parë, pasi do të jetë 41 vjeç, 3 muaj dhe 23 ditë kur të fillojë turneu.
(Kosova Sot Online )