Lexoni edhe:
Blair e falënderon veçanërisht Rugovën që punoi me të për të intervenuar NATO
Olivier Giroud do ta vazhdojë karrierën e tij tek skuadra e Los Angeles në futbollin amerikan MLS.
Kështu, Giroud largohet nga Milani si futbollist i lirë. E për largimin e tij nga italianët, ka folur sulmuesi francez, transmeton "Kosova Sot Online ".
“Ndjeva se kishte ardhur koha për të bërë një zgjedhje për të mirën e familjes, për të thënë “mjaft” për të performuar në një nivel shumë, shumë të lartë”. Por unë nuk do të shkoj në MLS si turist”, tha 37-vjeçari.
Blair e falënderon veçanërisht Rugovën që punoi me të për të intervenuar NATOLexoni edhe:
Giroud bëri 45 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar me kuqezinjtë duke shënuar 16 gola dhe dhuruar 9 asistime.
Sulmuesi shtatgjatë do të paraqitet me Kombëtaren e Francës në Euro 2024, që nis këtë javë dhe mbahet në Gjermani.
(Kosova Sot Online )