
Lexoni edhe:
Usyk injoron Furyn dhe Joshuan – tregon se kush e ka goditur më fortë
Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në Kaiserau, qendra bazë e kuqezinjve në Gjermani.Stërvitja e parë në tokën gjermane u bazua më shumë në aspektin taktik kryesisht, ndërkohë që pati edhe punë në palestër, transmeton "Kosova Sot Online ".
Asnjë nga lojtarët nuk ka dëmtime apo probleme fizike, përveç portierit Etrit Berisha, i cili ndjen dhimbje në shpinë.
Usyk injoron Furyn dhe Joshuan – tregon se kush e ka goditur më fortëLexoni edhe:
Kuqezinjtë do të zbresin sërish në fushë duke nisur nga ora 17:00, për stërvitjen e dytë të së hënës.
Seancë që do të jetë e hapur për tifozët shqiptarë, numri i të cilëve pritet të shkojë në 1 mijë. Për të parë nga afër dhe për të mbështetur e karikuar heronjtë kuqezi.
Gjithë fokusi i lojtarëve dhe stafit teknik me në krye brazilianin Sylvinho, është te dueli i parë në Euro 2024. Kundër Italisë (15 qershor) në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
E më pas duelet e radhës në grupin B: ndaj Kroacisë (19) në Hamburg dhe përballë Spanjës (24) në Dusseldorf.
(Kosova Sot Online )