Real Madridi merr vendim

  • A.P /
  • 10 June 2024 - 16:47
Real Madridi merr vendim

15 herë kampioni i Evropës, Real Madridi ka marrë vendimin përfundimtar rreth pjesëmarrjes në Kupën e Botës për Klube.

Pas negociatave me FIFA-n, skuadra spanjolle ka vendosur që do të marrë pjesë në këtë kompeticion, që organizohet nga FIFA, dhe që nisë në verën e vitit të ardhshëm.

Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar disa lajme se Carlo Ancelotti ka thënë në një intervistë për “Il Giornale” se klubi spanjoll nuk do të marrë pjesë në këtë garë.

Mirëpo, këto lajme i ka demantuar vetë trajneri italian, i cili ka thënë se ato janë nxjerrë nga konteksti dhe janë keqpërdorur.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Real Madridi tashmë ka marrë vendimin që t’i bashkohet kësaj gare, pavarësisht dyshimeve që kishin në fillim.

“Nuk kishte asnjëherë dyshim. Do të jemi pjesë e kompeticionit, dhe jemi krenar të konkurrojmë për këtë trofe e t’i gëzojmë tifozët tanë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kupa e Botës për Klube me formatin e ri do të luhet për herë të parë në verën e vitit 2025, gjersa janë të përfshira 32 ekipe.

Ekipet do të vijnë nga gjashtë konfederatat dhe do të organizohet çdo katër vite.


(Kosova Sot Online)