![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Zidane s’ka dyshim për të ardhmen e Kylian Mbappes
![Zidane s’ka dyshim për të ardhmen e Kylian Mbappes](/uploads/kosova-sot/images/2024/February/20/auto_zidane-780x439_11708424757.jpg)
Pas shtatë sezoneve tek PSG-ja, Kylian Mbappe do të shkojë hapave të Zinedine Zidane, duke iu bashkuar Real Madridit këtë verë.
Fituesi i Topit të Artë në vitin 1998, është i bindur rreth të ardhmes dhe karrierës së Kylian Mbappes.
Qëkur ‘shpërthimi’ i tij në vitin 2016, Mbappe gjithmonë ka shfaqur talentin e tij të pastër, duke premtuar të arrijë në nivelin e më të mirëve të botës.
Pasi e udhëhoqi Francën në fitimin e Kupës së Botës të vitit 2018, me katër gola në shtatë paraqitje, sulmuesi francez tentoi në të gjitha mënyrat të sjellë trofeun e Ligës së Kampionëve në Paris, te klubi i tij i fëmijërisë.
Këtë nuk e arriti, dhe kështu pas shtatë sezonësh, koha kishte ardhur që ai të marrë hapin e radhës në karrierë, shkruan “Gazeta Express”.
Me 15 Liga të Kampionëve në historinë e tij, Real Madridi e mirëpret një nga lojtarët më të mirë të botës, me shumë pritshmëri rreth këtij transferi.
Legjenda e Real Madridit dhe Francës, Zinedine Zidane e konsideron Mbappen si një nga lojtarët më të mirë francez, derisa nuk ka dyshim se ai do të bëhet edhe më i miri që ka pasur Franca.
“He’s already in the pantheon of French football, Zidane said in an intervieë for Téléfoot. “He’s going to make history, and I think he’s going to surpass everyone else.” Mbappé recently opened up about hoë excited he ëas to join Real Madrid this summer, and there’s no doubt that he ëill be looking to claim his first Champions League in his first season. Before that, after scoring a hat-trick in the 2022 Ëorld Cup final, he’ll be France’s main asset in their quest to ëin Euro 2024.
“Ai veçse është në piedestalin e futbollit francez”, tha Zidane në një intervistë për “Telefoot”.
“Ai do të bëj histori, dhe unë mendoj se ai do të kalojë çdokë”, shtoi ai.
Mbappe tregoi në një konferencë për shtyp se sa i entuziasmuar ishte t’i bashkohet Real Madridit, dhe kështu ai synon trofeun e tij të parë të Ligës së Kampionëve në sezonin e tij të parë.
Por, para se kjo të ndodhë, ai e ka fokusin te “EURO 2024” me Francën, duke synuar të arrijë trofeun e tij të tretë me kombëtaren franceze – pas Kupës së Botës e Ligës së Kombeve.
(Kosova Sot Online)