Alvarez i lumtur te City
Pavarësisht se është i lidhur me një transferim jashtë Manchester Cityt, Julian Alvarez ka potencuar se është i kënaqur te klubi anglez.
Alvarez ka performuar në nivel të kënaqshëm me Manchester Cityn, që nga ardhja e tij nga River Plate në “Etihad Stadium” më 2022.
Megjithatë, me shpërthimin e Erling Haaland, ai e ka pasur të vështirë të zë një vend në 11-shen startuese të Pep Guardiolës.
Kështu, argjentinasi është i lidhur me një transferim larg tetë herë fituesit të Premier League.
Mirëpo, siç e potencon ai vetë, edhe pse nuk ka shumë minuta në këmbët e tij, ai ndjehet i lumtur me fanellën e Manchester Cityt.
Në një intervistë për ESPN ai tha: “Jam i lumtur këtu te City. Jam i qetë, të shohim se çfarë do të ndodhë më tutje”, përcjellë “Gazeta Express”.
Alvarez ka qenë një emër i lidhur me Chelsean për një transferim të mundshëm gjatë verës që po vjen, me Enzo Marescan që synon të ripërtrijë sulmin për sezonin e ri.
Komentet e sulmuesit argjentinas do t’i bëjnë të lumtur drejtuesit e Chelseat, pasi Alvarez e la të ardhmen e tij të hapur, duke mos siguruar asgjë.
Julian Alvarez për momentin fokusin e ka te Copa America, dhe qëllim ka mbrojtjen e titullit kampion me Argjentinën në këtë turne.
(Kosova Sot Online)