Zviceranët kryen 10,000 simulime për fituesin e Euro 2024 – befasi në renditjen e favoritëve

  • 11 June 2024 - 12:48
Zviceranët kryen 10,000 simulime për fituesin e Euro 2024 – befasi në renditjen e favoritëve

Kampionati Evropian “Gjermani 2024” nis të premten me ndeshjen mes mikpritësve Gjermaninë dhe Skocinë, ndërsa këto ditë çdoherë e më shumë po ka lajme mbi parashikimin e fituesve të Euro 2024.

Me afrimin e fillimit të Euro 2024, ekspertë të shumtë dhe faqe të ndryshme interneti po parashikojnë se cila kombëtare çfarë do të arrijë, transmeton "Kosova Sot Online".

Swiss Football Data, një faqe interneti që merret me statistika në futbollin zviceran dhe atë ndërkombëtar, bazuar në renditjen e FIFA-s, vlerësimin ELO dhe mesataren e pikëve të shënuara në pesë ndeshjet e fundit, bëri parashikimin e saj.

Për të marrë rezultatet, ata kryen dhjetë mijë simulime, dhe sipas tyre, Kombëtarja e Portugalisë është favorite për ta fituar Euro 2024 me 20 për qind shanse.

Pas Portugalisë vjen Franca me 16.1 për qind, Spanja e treta me 15.8 për qind, Belgjika e katërta me 12.4 për qind dhe Kroacia e pesta me  Kroacia ka 7.4 për qind shanse për të fituar Euro 2024.

Holanda (5.7 për qind), Anglia (5.4 për qind), Gjermania (4.6 për qind), Italia (4.1 për qind) dhe Austria (2.5 për qind) mbetën në dhjetëshen e favoritëve.

Kombëtarja e Shqipërisë renditet e 22-ta me 0.1 për qind shanse për ta fituar, ndërsa pas saj gjenden Gjeorgjia dhe Sllovakia me 0 për qind shanse.

Image

(Kosova Sot Online )