Ja kush largohet nga Ballkani
Një lajm i hidhur për tifozët e Ballkanit, pasi Nazmi Gripshi është larguar nga skuadra therandase.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë klubi i Ballkanit, përmes një postimi në rrjetin social, “Facebook”.
26-vjeçari nga Durrësi i ishte bashkuar Ballkanit në vitin 2020, derisa ka fituar edhe tri herë Superligën me klubin nga Theranda.
Gripshi karrierë më herët ka bërë edhe te Teuta e Skënderbeu në Shqipëri.
(Kosova Sot Online)