Interi po planifikon një transferim befasues

  • A.P /
  • 11 June 2024 - 19:36
Interi po planifikon një transferim befasues

E kërkuan edhe dy vite më parë, por humbën garën me Romën dhe tani janë rikthyer sërish duke tentuar transferimin e tij.

Fjala është për Interin që po tenton transferimin e sulmuesit argjentinas Paulo Dybala.

E përditshmja italiane ‘Tuttosport’ ka raportuar se presidenti i Interit, Giuseppe Marotta e pëlqen shumë lojtarin dhe synon të nënshkruajë me të.

Dybala ende nuk ka vendosur nëse do të mbetet te Roma pasi Giallorosët nuk janë në Ligën e Kampionëve.

Ai ka një klauzolë largimi prej 12 milionë eurove, por kjo klauzolë vlen vetëm për skuadrat jashtë Serie A.

Gjithsesi Interi po tenton transferimin e tij, derisa mund të përfshihet në ofertë Davide Frattesi, një mesfushor që pëlqehet shumë nga Roma.

Dybala përfundimisht do të mësoj të ardhmen e tij brenda muajit qershor, nëse do të mbetet te Roma apo do të largohet nga Olimpico pas dy viteve fantastike që ka kaluar.

(Kosova Sot Online)