
Ylli i Manchester Cityt preferon Real Madridin

Ylli i Manchester City, Julian Alvares është i lidhur me një transferim larg Manchester Cityt në javët e fundit, pasi ai kërkon një rol më të rëndësishëm në ekip.
Një nga klubet e interesuara është Atletico Madrid, por nëse do të ishte në dorën e argjentinasit, ai do të shkonte te rivalët e Atleticos.
Atletico do të ishtë shumë i lumtur të transferonte Alvarezin, dhe i ka ‘dërguar’ si agjentë të fshehtë Angel Correan e Rodrigo de Paulin që ta bindin gjatë grumbullimit me Argjentinën.
Megjithatë, City është më shumë i interesuar për një transferim permanent dhe jo një huazim.
Financat e Atletico Madridit nuk e mundësojnë këtë, mirëpo ato të Chelseat e PSG-së po.
Sipas “The Athletic”, transferimi i ëndrrave të Alvares do të ishte te Real Madridi, mirëpo ndonjë marrëveshje është e pamundur, sepse klubi madrilen tashmë e ka sulmin përplot yje.
Nëse City nuk vendosë të pranojë ndonjë ofertë për huazim, ose një shitje prej më pak se 80 milionë eurosh, atëherë largimi i tij nga Manchesteri nuk do të ndodhë.
Barcelona ishte e interesuar për të gjatë kohës së tij në River Plate, mirëpo kishin vendosur për Ferran Torresin në vend të tij.
(Kosova Sot Online)