Nga Hampdeni në Munich: Ky ësht rrugëtimi mëspecial i një tifozi drejt “EURO 2024”

  • 12 June 2024 - 08:12
Nga Hampdeni në Munich: Ky ësht  rrugëtimi  mëspecial i një tifozi drejt “EURO 2024”

Sa larg do të shkonit për ta përkrahur shtetin tuaj në një turne madhor? A do të ecnit 500 milje? Dhe 500 më shumë? Kur Craig Ferguson të arrijë në Munich në vigjilje të “EURO 2024”, 20-vjeçari nga Paisley do të ketë ecur 1 mijë milje në 41 ditë, përgjatë gjashtë shteteve, për ta përkrahur Skocinë në Gjermani. transmeton "Kosova Sot Online ".

Por për Fergusonin, kjo sfidë epike është ‘ushqyer’ nga një kauzë e madhe. Pasi u nis nga Hampden më 5 maj me fustanellën e tij dhe me fanellën e Skocisë, vetëm me një çantë me rroba, ditët e gjata në rrugë kanë përfshirë edhe nisjen e fondeve për shëndetin mental të burrave dhe bamirësitë për të parandaluar vetëvrasjet e burrave.

Ai ka arritur të mbledhë 10 mijë funte deri më tani për këtë kauzë.

Idea e ecjes nga Hampdeni në Munich erdhi nga shoku i ngushtë i Fergusonit, babai i të cilit i kishte marrë jetën vetës, gjersa shoku i tij ishte vetëm një adoleshent në shkollë të mesme.  “Është një problem i madh”, i thotë Fergusoni “The Independent” nga një fshat i Stuttgartit.“Futbolli i bashkon meshkujt së bashku. E përdora “EURO-n” për të shpërndarë ndërgjegjësimin e shëndetit mental të meshkujve, mendova se kjo është një mundësi perfekte”, shtoi ai.Sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, mesatarisht 12 meshkuj në ditë i marrin vetës jetën. Rreth 75% e vetëvrasjeve janë meshkuj, dhe është shkaktari kryesor i vdekjeve të meshkujve nën moshën 45-vjeçare. “Doja që unë të isha dikush që i ndihmon të tjerët, dhe të jem afër njerëzve që kanë probleme me shëndetin e tyre mental, sepse edhe unë jam i njëjtë”, tha ai.“Më mirë që shoku im të qaj në krahët e mi, sesa unë në funeralin e tij”, shtoi Ferguson. Ferguson thotë se ka pasur ulje dhe ngritje gjatë këtij rrugëtimi: nga momentet kur humbiste sinjalin në telefonin e tij në malet e Holandës, deri në ditët kur shiu nuk ndalej asnjëherë.Shoku i cili inspiroi rrugëtimin e Fergusonit do ta presë atë në vijën e finishit.Rikonfirmon përkushtimin e tij për të arritur në Munich në kohë. “Për dikë në moshën e tij, me babanë e tij që bëri vetëvrasje nga asgjëkundi, është shumë e vështirë. Kjo është pika kryesore: Ju kurrë nuk e dini deri të ndodhë, dhe shumë shpesh janë njerëzit që më së paku e prisni që po kalojnë vështirësi të mëdha. Kjo është pse ndërgjegjësimi është i nevojshëm”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online )