Ronaldo i pandalshëm para “EURO 2024” – ia shënon dy gola Irlandës

  • 12 June 2024 - 08:34
Ronaldo i pandalshëm para “EURO 2024” – ia shënon dy gola Irlandës

Portugalia ka fituar me rezultat 3-0 në ndeshjen miqësore ndaj Irlandës e cila u zhvillua në stadiumin “Estadio Municipal de Aveiro”. Në këtë sfidë shkëlqeu Cristiano Ronaldo i cili ishte autor i dy golave, duke konfirmuar kështu formën e tij të lartë teksa kanë mbetur pak ditë para fillimit të Kampionatit Evropian, transmeton "Kosova Sot Online ".

Portugalia kaloi fillimisht në epërsi me anë të Joao Felix që realizoi për 1-0 në minutën e 18-të pas asistimit të Bruno Fernandes.

Pas këtij goli doli në pah magjia e Cristiano Ronaldos i cili në pjesën e dytë realizoi një gol spektakolar duke e lënë “të fjetur” portierin kundërshtarin për 2-0.

Golin e tij të dytë dhe të tretin për Portugalinë, Ronaldo e shënoi në minutën e 60-të pasi u shërbye mirë në zonë nga Diogo Jota.

Pas këtyre dy golave Ronaldo ka arritur në shifrën e 895 golave të shënuar në karrierë, ndërsa do të synojë që të arrijë shifrën e 900 golave të shënuar në Euro 2024.

Portugalia ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian do ta luajë ndaj Republikës Çeke më datë 18 qershor.

(Kosova Sot Online )