
Messi e zbulon golin më të rëndësishëm të karrierës

Lionel Messi e ka treguar se cili është goli më i mirë i karrierës, sa i përket rëndësisë. Ylli argjentias tha se goli i shënuar në vazhdime në finalen e Kupës së Botës ndaj Francës ka peshën më të madhe nga të gjithë, transmeton "Kosova Sot Online".
“Në termet e rëndësisë, goli më i mirë i karrierës ishte në vazhdimet e finales së Kupës së Botës ndaj Francës”, tha Messi.
Messi ishte i jashtëzakonshëm atë Botëror, duke e fituar në fund edhe çmimin e futbollistit më të mirë të turneut.
(Kosova Sot Online )