Dortmundi vendos për të ardhmen e Hummelsit
“Ruhr Nachrichten” raporton se Borussia Dortmund ka vendosur rreth të ardhmes së Mats Hummels në klub.
Klubi gjerman ka vendosur që mos t’i ofrojë një kontratë të re mbrojtësit dhe ai do të largohet nga Dortmundi si transferim i lirë.
Kontrata e Hummelsit përfundon në fund të muajit qershor, dhe ishte thënë që ai do të vazhdojë kontratën me klubin në rast se Erdin Terzic nuk vazhdon të jetë trajner i klubit.
Mirëpo gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se trajneri Terzic do të largohet nga klubi, gjersa bashkë me të edhe veterani Hummels.
Kjo do të thotë se Hummelsi do të përfundojë marrëdhënien e tij 14-vjeçare me klubin, derisa karrierën do ta përfundojë diku tjetër.
Pavarësisht moshës së tij (35-vjeçare), Hummels tregoi paraqitje të madhe në pjesën e dytë të sezonit, duke dërguar Dortmundin deri në finalen e Ligës së Kampionëve.
(Kosova Sot Online)