Interesimi i Realit për Romeron varet nga paraqitja e tij
Real Madridi i ka kthyer sytë kah mbrojtësi i Tottenhamit, Cristian Romero.
Sipas ESPN, Carlo Ancelotti ka qenë fillimisht i interesuar për shërbimet e tij, andaj Real Madridi ka nisur hapat e parë drejt kontakteve me të.
“Mundo Deportivo” shton më tej se Real Madridi do i monitorojë performancat e tij në “Copa America” që zhvillohet këtë verë, para se bëj një lëvizje për një transferim.
Shqetësimet për formën e David Alabas pas lëndimit që pësoi dhe largimi i mundshëm i Nachos kanë bërë që Real Madridi të interesohet për shërbimet e një qendërmbrojtësi.
Megjithatë, “Los Blancos” e dijnë se është e vështirë të bësh bisedime me Daniel Levy, pronarin e Tottenhamit, pasi kanë një përvojë më herët me rastet e Luka Modric dhe Gareth Bale.
Romero ka kontratë me Tottenhamin edhe për tri vitet e ardhshme, të cilën e nënshkroi në verën e vitit 2022, kur u transferua nga Atalanta për shumën e 52 milionë eurove.
Nëse kampioni i Europës do të tentojë ‘ashpër’ për shërbimet e tij, atëherë klubi anglez do ta ketë të vështirë ta mbajë mbrojtësin argjentinas në klub.
(Kosova Sot Online)