Ish-asistenti i Terzic bëhet trajner i Borussia Dortmundit
Borussia Dortmund ka njoftuar se Nuri Sahin do të zëvendësojë Edin Terzicin në krye të skuadrës, pasi ky i fundit u largua gjatë ditës së djeshme.
Sahin, i cili ka qenë lojtar i Real Madridit, dhe për disa sezone edhe i Dortmundit, ka nënshkruar kontratë me “Verdhezinjtë” deri në vitin 2027.
Pasi mori detyrën si kryetrajner i Dortmundit, Sahin u shpreh i nderuar dhe i gatshëm për sfidat e së ardhmes.
“Është një nder shumë i madh për mua të jem trajner i Dortmundit. Do të doja të falënderoja ata që janë përgjegjës të klubit që më dhanë këtë mundësi dhe që më besuan për këtë rol. Jam i gatshëm për të ardhmen, dhe do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, me një energji të madhe dhe pasion, për të arritur suksese”, tha ai.
Sahin i ishte ribashkuar Dortmundit si ndihmëstrajner i Terzicit në fillim të vitit, së bashku me Sven Bender.
Ai tashmë ngritur në detyrë si trajner i skuadrës, derisa për fatin e Bender ende nuk dihet.
Ish-mesfushori ka përvojë në “trajnerllëk”, pasi ka udhëhequr skuadrën e Antalyaspor në Turqi.
Kanë qenë dy ditë të zëna në Dortmund, pasi Terzic u largua, rrugën e tij do ta marrë edhe Mats Hummels në fund të muajit.
Dortmund ishte finalist i Ligës së Kampionëve në sezonin që lamë pas, derisa në Bundesliga përfundonte në vendin e pestë në tabelë.
(Kosova Sot Online)