
Historiku i golashënuesve të 'EURO'

Deri në datën e sotme, pak pa nisur “EURO 2024”, janë zhvilluar 16 edicione të Kampionateve Europiane.
Ne ju sjellim top golashënuesit në histori të këtij turneu, derisa po ashtu do të përmendim edhe golashënuesit më të mirë të çdo edicioni.
Cristiano Ronaldo i prin listës së golashënuesve më të mirë në historinë e këtij turneu.
Portugezi 39-vjeçar ka 14 gola në histori të “EURO”, ndërsa vendin e dytë e ka Michel Platini, teksa në vendin e tretë janë Griezmann e Shearer me nga 7 gola gjithsej.
Michel Platini e mban rekordin për më së shumti gola të shënuar në një edicion të vetëm të “EURO”, me 9 të tillë në vitin 1984.
Më poshtë mund të gjeni edhe top golashënuesit në çdo edicion të “EURO-s”, që nga viti 1960.
1960: François Heutte (France), Viktor Ponedelnik (USSR), Valentin Ivanov (USSR), Dražan Jerković (Yugoslavia), Milan Galić (Yugoslavia) – 2 goals
1964: Jesús María Pereda (Spanjë), Ferenc Bene (Hungari), Deszö Novák (Hungari) – 2 gola
1968: Dragan Džajić (Jugosllavi) – 2 gola
1972: Gerd Müller (Gjermani Perëndimore) – 4 gola
1976: Dieter Müller (Gjermania Perëndimore) – 4 gola
1980: Klaus Allofs (Gjermania Perëndimore) – 3 gola
1984: Michel Platini (Francë) – 9 gola
1988: Marco van Basten (Holandë) – 5 gola
1992: Henrik Larsen (Danimarkë), Karl-Heinz Riedle (Gjermani), Dennis Bergkamp (Holandë), Tomas Brolin (Suedi) – 3 gola
1996: Alan Shearer (Angli) – 5 gola
2000: Patrick Kluivert (Holandë), Savo Milošević (Jugosllavi) – 5 gola
2004: Milan Baroš (Republika Çeke) – 5 gola
2008: David Villa (Spanjë) – 4 gola
2012: Fernando Torres (Spanjë)*, Alan Dzagoev (Rusi), Mario Gomez (Gjermani), Mario Mandžukić (Kroaci), Mario Balotelli (Itali), Cristiano Ronaldo (Portugali) – 3 gola
2016: Antoine Griezmann (Francë) – 6 gola
2020: Cristiano Ronaldo (Portugali)**, Patrik Schick (Çeki) – 5 gola
*Torres e fitoi “Këpucën e Artë” të “EURO 2012” pasi kishte një asist më shumë, dhe kishte më së paku minuta të luajtura, në krahasim me golashënuesit e tjerë.
**Ronaldo pranoi trofeun e vitit 2020 pasi kishte një asist.
(Kosova Sot Online)