Lexoni edhe:
Shqipëri – Itali, publikohen formacionet e mundshme
“Tifozat Kuq e Zi” kanë postuar në rrjetet sociale një njoftim të rëndësishëm që i ‘prek’ të gjithë ata që janë në Dortmund.
Shkaku i motit të ligë dhe reshjeve atmosferike, “TKZ-ja” ka njoftuar se vendtakimi në qytetin e Dortmundit është ndërruar, transmeton "Kosova Sot Online".
Shqipëri – Itali, publikohen formacionet e mundshmeLexoni edhe:
Nga WestPark, tanimë tifozët “kuqezinjë” do të grumbullohen në “Kampstraße/Reinoldikirche”.
Njoftimi i plotë nga “Tifozat Kuq e Zi”:
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Për shkak të kushteve jo të mira të motit dhe paralajmërimit për stuhi, me keqardhje ju njoftojmë se pikëtakimi ynë në Westpark anullohet.Në kordinim me Komunën e Dortmundit dhe Forcat e Rendit, pika e takimit e re do të jetë “Kampstraße/Reinoldikirche”. Atmosfera para ndeshjes do të fillojë në të njëjtin orar, 14:00 por marshimi për në stadium në grup do të bëhet në orën 16:45 me këtë itinerar: Kampstraße – Rheinische Straße – Möllerstraße/Lindemannstraße – Hyrja D.Nëse do të ketë ndryshime të tjera, do ju njoftojmë në vazhdim.Nëpër borë e nëpër shi, PËRJETËSISHT me ty SHQIPËRI!
#1Komb1Kombëtare
#TKZOnTour”.
(Kosova Sot Online )