![](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/15/200x200_IMG_8286-600x360_11718440510.jpeg)
Lexoni edhe:
Publikohet njoftimi i rëndësishëm nga Tifozat Kuq e Zi, ndërrohet vendtakimi në Dortmund
Pasi e zyrtarizoi Paulo Fonsecan si trajner të ri, Milani po përgatitet për afatin kalimtar të verës, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në sulm, “Rossonerët” po vazhdojnë bisedimet për Joshua Zirkzee, por në anën tjetër janë duke menduar edhe për Armando Brojën.
Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, sulmuesi shqiptar i Chelseat nuk do të jetë alternativë e Zirkzee, pasi Milani po synon të nënshkruajë me të dy.
Për këtë arsye, disa skautë të Milanit do të jenë në Dortmund, për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Italisë, që luhet në kuadër të “EURO 2024”.
Sezonin e kaluar, Broja ishte i huazuar te Fulhami, ku bëri 8 paraqitje nga janari, me asnjë gol të shënuar dhe një asist.
(Kosova Sot Online )